Prefekti i Qarkut Shkoder Çesk Millja ka përgënjeshtruar parashikimin e dhënë nga IGJEUM lidhur me mundesine e permbytjeve ne Shkoder. Ne nje konference per mediat ditën sotme, Prefekti tha se rreshjet qe do te jene ditet ne vijim jane normale dhe nuk paraqesin rrezik.
“Dua ti përcjell të gjithë komunitetit e strukturave që situata në qarkun e Shkodrës është tërësisht normale, tërësisht e qetë, pavarësisht të dhënave nga IGJEUM i cili ka sinjalizuar se rreshje kanë qenë dhe do jenë, e janë normale të stinës, që deri tani nuk kanë ndikuar në jetën social- ekonomike. Kemi marrë masat për të menaxhuar situatën e dua të garantoj të gjithë qytetarët.
Nuk ka probleme nga rreshjet! Dje kishim probleme ne rrugen e Dukagjinit, sot eshte normal pas nderhyrjeve! Shkarkimet jane ne rrjedhe normale. Jane reshje normale, situata normale, kemi marre masa. Komani dhe Fierza ne nivele normale. Sqaroj qytetaret ne Malin e Zi se s’do kete permbytje duke qene se mediat atje kane dhene njoftimin e IGJEUM”.