Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme duke publikuar prova të reja per Ardian Dvoranin, kreun e KED. Duke e nisur fjalën e tij me një mirëseardhje në atë që e quajti “Kështjella e mbrojtës së kushtetutës dhe demokracisë, Meta ka deklaruar se publikon sot “Provat e reja që faktojnë veprimtarinë kr.i.minale të të kallëzuarit Ardian Dvorani”.meta
“Sot ju informoj juve dhe gjithë institucionet mbi faktet e reja për veprimtarinë kri.m.inale të tij gjatë kryesimit të KED për 2019. Si dhe një shtesë në kallëzimin penal të depozituar për këtë shtetas, jo vetëm për të thelluar hetimin penal dhe pasojat e të cilave po i vuan ende sistemi i drejtësisë për mosplotësimin e kourumit të Gjykatës Kushtetuese atij duhet ti ndalohet ushtrimi veprimtarisë kri.m.inale me qëllimin e nxitur nga presioni politik për kapjen e gjykatës kushtetuese; t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kr.i.minale për vonimin e plotësimit të gjykatës që vendin e fundit t’ja ruaj vetes”- tha Meta.
Me tej, Presidenti theksoi se “brenda ditës dhe brenda pak orëve i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Kuvendit duke keqinformuar e fshehur informacion mbi vullnetin e shprehur të presidentit për ushtrimin e kompetencave të tij në emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe kur në cilësinë e tij personale pa zhvilluar asnjë mbledhje të KED pa patur kompetencën ligjore të kryeje komptenca të tija konstaton si të jetë vetë presidenti zgjedhjen e një anëtari të GJK. I kallëzuari pa asnjë kompentencë e duke mashtruar opinionin vendas e ndërkombëtar ka abuzuar që në bashkëpunim me Kuvendin ti rrëmbenin kompetencat Presidentit. Duhet ti përgjigjet SPAK pse nuk thirtri mbledhjen e KED për shkresën e Presidentit. Me kë bashkëpunoi apo kush e urdhëroi që të përcillte në kohë rekord një përgjigje në shkelje të rëndë të cdo të drejte në përgjegjësinë e tij vetjake e të këshillit politik”.
Në fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, Meta tha se do jetë personalisht në seancën e komisionit të Venecias për t’i infomruar për shkeljet e kryera nga kreu i KED. Ndërsa tha se Rilindja është i vetmi teatër dhe estradë e këtij shteti.
“Fyerje shumë e rëndë organit të këshillit të Evropës, Venecias por dhe ambasadave dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar thirrjen e komisionit të Venecias për këtë cështje kaq të thjeshtë sa është vetë abetarja.
Mazhoranca ka ftuar opinionin e Venecias dhe e ka zhvleftësuar duke delegjitimuar rëndësinë e këtij komisioni. Si kreu i shtetit i kërkoj ndjesë Venecias që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca në funksiono të mbulimit të qëllimit për grusht shteti.
Republika e Shqipërisë edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinentin ku jetojme s’do pranojë instalimin e grushtit të shtetit. Konfirmoj se do marrë pjesë vetë në seancën plenare të Venecias ku do i njoh të pranishmit. Rilidnja është teatri dhe estrada nr 1 e këtij shteti dhe e këtij populli”.