Presidenti serb, Aleksander Vuçiç mbërrin sot në Tiranë në kuadër të punimeve për të ashtuquajturin Mini-Schengenin Ballkanik. Po ashtu ne kete takim do te jete edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, nderkohe qe Kosova, e cila u ftua te perfaqesohej ne nivel presidencial ka refuzuar ftesen e kryeministrit Rama. Presidenti Thaci e shpjegoi refuzimin per faktin se Serbia ende nuk e ka njohur Kosoven si shtet.
Mberritja e presidentit serb në Tiranë eshte pritur me protesta te organizuara nga Vetëvendosja në Shqipëri e cila ka organizuar një tubim. Vetëvendosja ka njoftuar se do të shpalosen pankarta me mbishkrime të tipit “Vuçiç, një kr.iminel lufte që vjen të pozojë si bamirës”.