Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar nga afër një servis makinash, ku ka folur me sipërmarrësin e këtij biznesi, një djalë të ri. Gjatë bashkëbisedimit, lideri i PD-së pyeti Nikun, djalin që ka ndërmarrë këtë sipërmarrje, i cili ka punësuar dhe disa të djem të rinj, në lidhje me problemet që has ky biznes. Ai theksoi se problem ngelet tregu i punës, pasi profesionistët kanë ikur shumica në Gjermani. Ndërkohë që Basha evidentoi si një ndër problemet shqetësuese çmimin dhe cilësinë e naftës.
“Në servisin e makinave të Nikut, sipërmarrësit kurajoz që e ka ngritur biznesin e tij mes vështirësive dhe sakrificave. Biznesi i vogël që mbijeton sot mes vështirësive të mëdha është një nga prioritetet kryesore të programit ekonomik të PD në drejtim të vendit.
#PotëDëgjoj”, shkruan Basha në mesazhin e tij, bashkangjitur videos.
Bashkëbisedimi i Bashës me sipërmarrësin
Basha: Niku si keni qenë?
Niku: Mirë.
Basha: Si i ke nga shtëpia? I martuar?
Niku: Beqa
Basha: Sa vjeç je?
Niku: 30.
Basha: Qenke djalë i ri fare.. Profesione të ndryshme..
Niku: Elektroautë, xhenerikë. Por pak problem që të gjesh mekanikë specialistë. Në përgjithësi kanë ikur në Gjermani shumë
Basha: Sa është rroga mesatare enjë punonjësi? Bashkë me shpërblimet?
Niku: 450-500.
Basha: Çfarë mendoni se duhet të bëjmë me ju ndihmuar ju si biznes? Jo vetëm për tatin, por në tërësi
Niku: Që të ketë më shumë njerëz dhe të ketë pak rritje rrogash.
Basha: Çmimi i karburantit është problemi kryesor.
Niku: Po shumë.
Basha: Këtu dhe cilësua është e keqe, që ua shkatërron makinë më shpejt…Kolegu i Nikut: Vinë makinat me ujë komplet.
Basha: Niku po ju qenkeni high-tech fare…
Niku: Mundohemi.
Basha: Çuna punë të mbarë. Faleminderit për mikpritjen.