Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së për qarkun Shkodër: Zona e Kosmaçit, banorët e saj janë një tjetër garanci për një fitore plebishitare në zgjedhjet e 25 Prillit.
Problemet e kësaj zone me energjinë elektrike, sorollatjet në dyert e Aluiznit dhe Hipotekës pas 25 Prillit do të marrin fund.
Unë i garantova banorët e zonës se këto shërbime, me një qeveri të Partisë Demokratike dhe me Lulzim Bashën Kryeministër, do të merren pranë njësisë administrative në Bushat.