Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në zyrën e tij banorët e Postribës. Ata kanë parashtruar para kryebashkiakut kërkesat e tyre të cilat sillet në zyrat e institucioneve prej 7 vitesh.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë Shkodër i ka garantuar banoret se është në mbështetje të tyre. Ai deklaroi se bashkia do ti mbështesë ata dhe ka përfunduar puna për projektin e ujësjellësit në zonë por do të interesohet për të gjithë dokumentacionin që është bërë në vite.
Banorët e Postribës e kanë ngritur edhe herë të tjera zërin në protesta për këtë problematikë ndërkohë që shpresojnë që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.