Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Qentë endacakë janë një prani shqetësuese për banorët, por edhe për vizitorët e shumtë në qytet. Ne e kemi trajtuar me seriozitetin e duhur, por edhe me ndjeshmërinë e nevojshme e kemi ngritur një skuadër të dedikuar.
Aktualisht dy strehëza janë në dispozicion në Bashkinë e Shkodrës për të ofruar strehim, ndërsa puna për ndërtimin e një strehëze të tretë do të nisë shumë shpejt.
Jemi të përkushtuar për të zgjidhur probleme të rëndësishme në komunitetin tonë, duke siguruar mirëqenie për të gjithë, përfshirë edhe miqtë tanë me katër këmbë.