Kanë ndërrruar jetë në spital, dy shtetasit të cilët u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë. Të plagosurit, të identifikuar paraprakisht si Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve.
Ngjarja ka ndodhur në afersi të stacionit të autobusëve të Velipojës. Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht, mësohet se dy vëllezër, të identifikuar paraprakisht nga policia si Eduard dhe Gëzim Frroku kanë shtënë me armë zjarri ndaj dy personave, tashmë të vdekur.
Ndërkohë, drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë. Sulaj tha se vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, kanë vrarë me armë zjarri Ersild Ishimin 33-vjeç dhe Arsil Hoxhën 22 vjeç. Shkak dyshohet një konflikt mes tyre më 28 qershor.
“Siç jeni në dijeni, jemi njoftuar se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri në Velipojë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital Ersild Ishmi, 33-vjeç dhe Arsild Hoxha, 22 vjeç. Shkak dyshohet një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të Hotel ‘Lakaj’ Eduard dhe Gëzim Frrokut. Shkak ka qenë një debat i ndodhur më 28 qershor mes kamerierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Po punohet për kapjen e personave të dyshuar.”- tha Sulaj.
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit Eduard Frroku dhe Gëzim Frroku, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.