Masa të shtuara sigurie dhe gjendje gatishmerie nga policia për protesten e sotme te opozites se bashkuar. Gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita do të jenë të angazhuar për ruajtjen e qetësisë mbi 1000 efektivë policie. Nderkohe qe ka nisur rrethimi me skele ne pjesen e pedonales dhe eshte rrethuar po ashtu edhe Kuvendi.
Kjo ka shkaktuar kaos per levivjen e qytetareve. PD denoncon me video se qytetaret nuk lejohen te levizin lirshem ne rruget e kryeqytetit.
“Qindra forca policie mbajne te rrethuar pedonalen mes Galerise se Arteve dhe Ministrise se Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetare qe kerkojne te kalojne ne kete rruge”- denoncon PD-ja.