Për herë të parë nga emërimi si drejtues politik i qarkut të Shkodrës për PD- në, Luçano Boçi ka dalë mbrëmjen e të enjtes në konferencë për mediat. Konferenca ka pasuar një mbledhje të kryesisë së PD- së Shkodër, ku në fokus ishte organizimi i qytetarëve shkodranë për pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit 2024 në Tiranë.
Boçi ka bërë një përpmbledhje të situatës aktuale politike, duke evidentuar arrestin në shtëpi të Sali Berishës dhe dënimin e deputetit Ervin Salianji. Ai ka thënë se aksioni politik nis me 7 tetor dhe do të transformohet në mosbindje civile që do të përfshijë të gjithë Shqipërinë.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve, Boçi ka komentuar edhe zhvillimet më të fundit në Kuvend që solli dënimin me masa administrative 24 deputetë të PD- së. Lidhur me protestën e 7 tetorit, ai ka thënë se ka të dhëna konkrete se qytetarët do ti bashkohen asaj.