Jam besimplotë se nën drejrimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultetin më të mirë që ka arritur ndonjlherë në zgjedhjet e ardhshme. Me këto fjale, i ka dorëzuar stafetën e drejtimit politik të PS qarku Shkodër, Elisa Spiropali, Benet Becit.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik u shpreh se Shkodra tashmë është futur në një proces transformues dhe fale investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë sepse puna është në fokusin politik tonin.
Elisa Spiropali, i kaloi stafetën e drejtim politik Benet Becit, pas suksesit te arritur vitin e kaluar me betejen e fituar të Shkodrës, ku socialistët e morën për herë të parë drejtimin e Bashkisë Shkodër. Ndërkohe që sot perpara socialistëve vjen një tjetër sfidë ajo e zgjedhjeve parlamentare të 2025-es.