Partia Socialdemokrate e Shqipërisë është pozicionuar zyrtarisht në kuadër të fushatës së 14 majit për Bashkinë e Shkodrës. Ka qenë kryetari Tom Doshi, ai që ka zyrtarizuar qendrimin politik.
Së bashku me deputeten Meri Markiçi, drejtues e koordinatorë të PS- së, Doshi ka thënë se ai dhe elektorati i PSD- së mbështesin kandidatin Benet Becin për garën e 14 majit 2023.
Deklaratat e PSD- së erdhën gjatë një takimi të organizuar në Postribë, i pari i kësaj force politike për zgjedhjet e 14 maj 2023.