ShkodraWeb ka siguruar pamjet e momentit kur Alma Arrazi, del nga kafeneja në pedonalen e molos në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj dhe kunatën, e cila ishte e fundit që e pa, pak para ndërmarrjes së aktit të rëndë të vetëflijimit, duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Nëna 39-vjeçare shihet dorë për dore më fëmijët e saj duke ecur në trotuar, përmes errësirës dhe pas këtyre pamjeve, nuk dihet saktësisht sesi ndodhi tragjedia e rëndë ku Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç, u gjetën të pajetë në ujërat e lumit Buna.
Alma dhe fëmijët shihen në video duke kaluar mbi trotuarin e urës së re të Bunës, nga ana e pedonales së molos në krahun tjetër në drejtim të Muriqanit.