Një aksident ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë ku një furgon policie dhe një automjet tip Benz janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar një polic dhe drejtuesi i Benzit, por pa pasoja serioze. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.