Paraditja e 13 janarit të vitit 2018 trandi Shkodrën pas një eksplozioni në lagjen “Partizani” që kishte në shënjestër Lulzim Kullën 42-vjeç. Eksplozioni u regjistrua përballë tregut plot me njerëz.
Rreth 400 gr lëndë eksplozive ishin vendosur në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është hedhur në erë me telekomandë në momentin kur shënjestra po hynte në ndërtesë.
Kulla mbeti i dëmtuar rëndë në këmbë dhe në kokë, por arriti të shpëtonte. Krahas tij, lëndime morën edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin qenë kalimtarë të rastësishëm.
Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e shpërthimit dhe momentit kur autori i veshur me të zeza, me kapuç dhe doreza që të mos linte gjurmë për të mos u identifikuar, afrohet afër trotuarit dhe e mbështet motorin në një shtyllë dhe më pas largohet.