Fushata elektorale nuk ka nisur akoma zyrtarisht por takimet me strukturat dhe prezantimet e kandidaturave të partive politike vazhdojnë. Ndërkohë sot, është shfaqur edhe spoti i parë elektoral i këtyre zgjedhjeve, i cili me shumë mundësi do të pasohet edhe nga dhjetra të tjerë deri me 23 prill kur do të jetë dita e fundit zyrtare e fushatës.
Ka qenë Helidon Bushati, kryesuesi i listës së PD- së Shkodër që ka publikuar spotin e parë. Në qendër është Shkodra, vlerat e saj, fëmijët, e ardhmja dhe kërkesa për mbështetje. Në sfond është një këngë, ndoshta më e njohura që përsonifikon Shkodrën. Bushati nënvizon se është lindur e rritur në Shkodër dhe është koha ti kthej nderen.
PUBLIKIMI I HELIDON BUSHATIT
Për Shkodrën që më dha gjithçka. Është koha t’i kthej nderen.
Unë mund ta bëj, ne mund ta bëjmë.
Së bashku për të ardhmen tonë.