“KESH sh.a” dhe “OPERATORI I SISTEMIT TE TRANSMETIMIT” sh.a. jane kompani shteterore qe zoterohen nga “Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes”, kane realizuar mbi 15 punesime gjate muajit janar 2021.
Ky do te ishte nje lajm i mire sikur cdo gje te realizohej sipas procedurave, por sipas burimeve tona rezulton vetem nje njoftim per punesim ne faqen tyre per pozicionin “Specialist”, në Sektorin e Përgjegjshmërisë Sociale e Mjedisore. Pagat e te punesuarve jane sa 3-fishi i pages minimale.
Duke marre parasysh qe jemi ne nje periudhe elektorale, cenohet Ligji nr. 101/2020, Neni 91 “Ndalimi i perdorimit te burimeve publike ne mbeshtetje te subjekteve zgjedhore”, punesime te ketij lloji ngrejne dyshime te forta qe keto pozicione pune po perdoren nga individe me influence per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve.
Kemi plot te rinj te kualifikuar ne Shkoder te cilet rropaten per te gjetur nje vend pune, nderkohe qe disa te tjere emerohen ne pozicione te ndryshme pa arsimin perkates.
I bej thirrje institucioneve dhe medias te luajne rolin e tyre per transparence ne lidhje me procedurat e ndjekura.
Nuk mund te lejojme qe e ardhmja jone te tregetohet nga disa idivide qe qytetin e shohin si cifligun e tyre dhe shkelin mbi institucionet.
Koha e pandeshkueshmerise dhe e metodikave te tilla duhet te marre fund.
Keto padrejtesi le t’i denojme me vote te lire, duke i besuar me teper alternatives se re te Nisma Thurje, pasi synimi yne eshte te dergojme zerin e qytetareve ne parlament. /Deklaratë për mediat nga Amel PERVIZI, drejtues i Nisma “Thurje” dhe kandidat për deputet në Shkodër/