Shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër: Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente “Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir – Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra.
Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje.