Në Qendrën e Zhvillimit Shkodër, janë përuruar ambientet e reja të laboratorit të punës me baltë. Një mundësi e re kjo për të fuqizuar dhe zhvilluar më tej rehabilitimin përmes terapisë okupacionale ose terapia e punës për individët me aftësi ndryshe.
Pas rehabilimit, mobilimit dhe pajisjes së Qendrës së Zhvillimit rreth dy vite më parë, nga fonde të Ushtrisë Amerikane, puna ka vijuar me fuqizimin e kapaciteteve dhe aktiviteteve riaftësuese për përfituesit e shërbimeve në Qendër. Përfitues do të jenë fëmijët e Qendrës Ditore dhe klientët e Qendrës Rezidenciale që frekuentojnë shërbime në Qendrën e Zhvillimit.
Ky shërbim është një mundësi më shumë për përfituesit në Qendrën e Zhvillimit, përveç fizioterapisë, terapisës të së folurit, terapisë okupacionale pranë serës së lulele, ambienteve të hekurosjes etj.
Laboratori dhe të gjithë kapacitetet e Qendrës së Zhvillimit janë të hapura dhe duhet të aksesohen më tepër nga individët me aftësi ndryshe. Prandaj i bëjmë ftesë të gjithë individëve dhe organizatave të afrohen e të bashkëpunojnë me specialistët e Qendrës së Zhvillimit.