Drejtuesi politik i fushatës së PD- së për Qarkun Shkodër Helidon Bushati, ka qenë sot në territoret e përmbytura. Pikërisht nga këto territore, Bushati ka përcjellë edhe një mesazh të fortë, akuzë për qeverinë që nuk ndihmon në administrimin e situatës së vështirë të përmbytjeve në Shkodër.
“Qeveria e ka braktisur Shkodrën”, ka thënë Bushati i cili ka shtuar se “qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit”. Në prononcimin e tij drejtuesi politik i PD-së ka lëshuar mjaft akuza ndaj qeverisë Rama, të cilën ai e ka cilësuar si një qeveri që e ka mendjen të vjedhë. Ditën e sotme, situata e përmbytjeve u përkeqësua ndjeshëm, ku në 24 orë sipërfaqja nën ujë u rrit me 1300 hektarë.