Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet në kuadër të turit ‘Po të dëgjoj’ duke u ndalur në qendrën ”Startup-in Albanian Business Partners” në një takim me programuesit e ardhshëm. Drejtuesi i kësaj qendre i ka thënë se qeveria e taton dyfish dhe nëse do të kishte lehtësime lekët e që sot i çon për tatime do të shkonin për trajnime dhe kapital.
Basha ka thënë se nëse një pikë e ideve që ka në botë të derdhet në Shqipëri do të ketë mundësi të pafundme për rininë.
TAKIMI I BASHËS ME PROGRAMUESIT
Lulzim Basha: Përshëndetje, si kaluat?
Qytetarja: Mirë
Basha: Si jeni?
Drejtuesi i qendrës: Si jeni?
Lulzim Basha: Mirë se të gjej! Si je?
Drejtuesi i qendrës: Mirë se erdhe. Këtu kemi ekipin e zhvillimit. Atëhere jemi duke e marrë me disa projekte smart. Teknologjia është e ardhmja. Dhe Shqipëria ka treguar që të gjithë djemta dhe vajzat e reja, që kanë shumë pasion për teknologjinë mund të ecin shumë përpara në një kohë shumë të shkurtër.
Lulzim Basha: Se dhe qeveria ka detyrat e veta apo jo?!
Drejtuesi i qendrës: E vërtetë, e vërtetë. Qeveria mund ta lehtësojë jashtë mase shumë. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta padyshim që ato para do të shkonin për trajnime dhe do të shkonin për investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionuar në fakt kur i mora në intervistë. Pa dyshim disa prej tyre kanë edhe ide interesante për Start- Up. Kështu që këtu ne mundohemi të diskutojmë edhe për çështjen e Start- Up. Pra se si ngrihet një Start- Up…
Lulzim Basha: Këta janë zhvilluesit, këta janë designer,
Drejtuesi i qendrës: Një mix, një mix- team
Lulzim Basha: Nuk ka profesion më të mirë se ky, edhe për ju që të rrini këtu edhe për Shqipërinë që të përfitojë. Sikur një pikë prej asaj që ka sot në botë të derdhet në Shqipëri këtu ka mundësi të pafundme për të gjithë Shqipërinë.
Drejtuesi i qendrës: Gazeta me përvjetorë të ndryshëm të pavarësisë.
Lulzim Basha: Problem solvers
Drejtuesi i qendrës: Ishte kënaqësi
Lulzim Basha: Faleminderit