Ministria e Financës dhe Ekonomisë prezantoi sot “Raportin e Përputhshmërisë të Monitorimit të Performancës në Nivel Bashkie” për herë të parë në Shqipëri!
Bashkia Shkodër qëndron në krye të 61 bashkive të vendit, me vlerësimin maksimal, 11 nga 11 pikë të mundshme, referuar monitorimit të performancës buxhetore, një detyrim ligjor për t’u përmbushur nga bashkitë.
Ky raport është mbështetur nga Ambasada Zvicerane, duke treguar impaktin në ndryshimet strukturore të imponuara nga reforma në nivel lokal, përmes shumë ndryshimeve të kornizës rregullatore, por edhe përmes punës së përkushtuar të punonjësve civil në nivelin e qeverisjes qendrore dhe lokale.