Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizitoi sot Qendrën Kombëtare të Biznesit. Rama shkoi për të parë se si funksionin në QKB sistemi i ri ku njerëzit ose bizneset mund të aplikojnë përmes e-albania.al për të kryer procedurat e nevojshme.
I revoltuar, Rama i tha Denajt se në QKB ka shumë për të bërë dhe se nuk duhet ta zgjasin më por të fillojnë nga puna. Kryeministri shtoi se dokumentet që kërkohen pafund janë vetëm problem për njerëzit sepse krijojnë stres dhe zvarritje brenda administratë.
Ndërsa kërkoi që brenda vetëm 1 muaji ose 2 muajsh duhet vazhduar puna në sportel, pastaj të mbyllen përfundimisht.