Prej disa kohësh, thirrjet “Rama ik” po ushtojnë në stadiumet shqiptare. Ato janë dëgjuar në ndeshje të Kombëtares sonë në “Air Albania” Stadium por edhe në impiante të ndryshme sportive në vendin tonë. Thirrjet “Rama ik” po dëgjohen sot edhe në ndeshjen Tirana- Skenderbeu për Superligën, e cila po luhet në “Air Albania” Stadium. Ndërsa futbollistët luajnë në fushën e blertë, në shkallët e stadiumit tifozët thërrasin “Rama ik”.
Ka qenë edhe ish- kryeministri Berisha, ai që ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook. “Revolucioni vazhdon ne Stadiume! Nderim tifozeve shqiptar qe po kthejne stadiumet ne arena te revolucionit demokratik. sb”, shkruan ish- kryeministri, duke e shoqëruar postimin e tij edhe me një video. /ShkodraWeb Media/