Kryeministri Edi Rama publikon numrin e familjeve në nevojë, që sipas tij, janë ndihmuar deri më tani me ushqime dhe ilaçe, në këto javë të vështira të përhapjes së koronavirusit. Teksa publikon në “Facebook” pamjet nga aksioni humanitar, Rama thekson se deri më tani janë ndihmuar 228 359 familje/individë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar.
Ajo që bie në sy, është mungesa e Shkodrës në në këtë video, siç edhe në të tjerat. Pavarësisht se Bashkia vazhdon çdo ditë shpërndarjen e ndihmave për individë e familje në nevojë, Rama nuk përfshin në videon e shpërndarë asnjë sekuencë nga Shkodra. Ndërkohë, në videon e shpërndarë nga ai, janë stafet e bashkive që shpërndajnë ndihma, ashtu siç bëhet edhe në Bashkinë e Shkodrës. Mesa duket Rama konsideron shpërndarje ndihmash vetëm në ato bashki që kanë një ngjyrë politike me të.
Mesazhi i Ramës:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤
? 228.350 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI?
?SOT NDIHMUAM 4864 FAMILJE/ INDIVIDË
DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
#njëAtdhe ?? #njëFamilje