Ditën e sotme është njoftuar nisja e procesit të vaksinimit antiCovid në Shkodër. Është njoftuar edhe prania e kryeministrit EDi Rama në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku do të nis edhe procesi i vaksinimit. Me të mësuar këtë lajm, shumë banorë të zonave të përmbytura, kanë vetëorganizuar një protestë në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Bexhsiteni”.
Janë disa dhjetra banorë, ndërsa në afërsi të tyre ka edhe efektivë të policisë. Në respektim të masave antiCovid, protestuesit janë shpërndarë duke ruajtur edhe distancën e duhur të sigurisë. Banorët e zonave të përmbytura prej 41 ditësh, kërkojnë vëmendjen e qeverisë, duke nisur me shpalljen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore por edhe dëmshpërblimin e dëmeve që sipas Bashkisë Shkodër, arijnë në 4.5 mln dollarë.