Kryeministri Rama ka dalë sot para gazetarëve, duke u perqendruar tek ristrukturimi i paralajmëruar i Policisë së Shtetit por edhe situata e krijuar në zonat turistike për shkak të problemeve me stacionet e plazhit. Pikërisht për këtë temë, kryeministri i vendit ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë zaptuesit e hapësirës rënore, duke paralajmëruar konfiskim të çadrave shezlongjeve dhe çdo gjëje tjetër.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Rama ka folur edhe për përplasjen në mes kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu dhe tre efektivëve të policisë, të cilët e kanë kallëzuar penalisht atë. Shefi i qeverisë ka përcjellë mesazhin se çdo zyrtar i lartë, do të përballet me ligjin, me drejtësinë kur fyen policinë. Por nga ana tjetër, ai ka konsideruar shqetësues anatemimin e Policisë së Shtetit për çdo gjë negative që ndodh në territor.
Lidhur me ristrukturimin e Policisë së Shtetit, Rama ka thënë se ngjarjet e fundit nuk tregojnë se kjo organizatë është në krizë. Po ashtu, ai ka pohuar se riformatimi, nuk do të prekë drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.