Partia Demokratike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama per propagande, antikushtetutshmeri dhe mashtrim per qytetaret me ligjin e fundit anti-KÇK, thekson se i pari i qeverise ne vend te fjaleve, duhet te lere policine te vendose ne shenjester pasurine e ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri. Duke iu refeuar lajmit te nje dite me pare per lobimin qe Tahiri ka bere ne SHBA, sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PD, Çlirim Gjata, thote se ish ministri, jo vetem ben jete luksi me rroge shteti, e hap biznese, por madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Rama e mbron ish ministrin që kanabizoi vendin sepse ai e ka në dorë me gjithçka di për të.
DEKLARATA E PLOTE
Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë kr.i.min e organizuar, pasi ai është vetë kr.i.mi i organizuar. Ai është trafikanti që mbolli Shqipërinë me ka.n.abis dhe nuk u kap kurrë nga policia, është i dënuari që drejton trafikun nga burgu dhe merr tendera e koncesione nga qeveria e Ramës, është kr.i.mineli që blen vota dhe kërcënon votues për Edi Ramën pa u ndëshkuar nga ligji.
Pas Edmond Begos, mikut trafikant të Taulant Ballës, Saimir Tahiri është shembulli tjetër i dashtimit të Edi Ramës dhe i standardeve të dyfishta që përdor ai. Në vend që të bëjë qesharake policinë e Shtetit me operacione të sajuara keq, Edi Rama duhet ta lejojë policinë e tij të vendosë në shënjestër pasurinë e Saimir Tahirit.
Ish ministri i tij i brendshëm, i cili ka hyrë në histori për kan.a.bizimin e Shqipërisë, është një nga subjektet ideale të ligjit propagandistik të Edi Ramës. Saimir Tahiri akuzohet për trafik dr.o.ge nga drejtësia, bën një jetë luksoze me rrogë shteti, hap biznese të reja, madje i sfidon të gjithë duke paguar 20 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sondazhet tregojnë se shqiptarët nuk i besojnë Edi Ramës dhe e dinë se i ashtuquajturi ligj anti-KÇK, është një akt tjetër propagande për të mashtruar ata dhe ndërkombëtarët, të cilët i kërkojnë qeverisë luftë reale ndaj kr.i.mit të organizuar për të nisur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Edi Rama nuk ka ndërmend të luftojë kr.i.min e organizuar, pasi ai nuk e lejoi policinë të sekuestrojë pasurinë e trafikantit të dr.o.gës Edmond Bego, mik i kr.i.minelit të rrezikshëm Aldo Bare dhe mik i numrit 2 të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Njësoj ka për të vepruar edhe me Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng megjithçka di për lidhjet e Edi Ramës me kr.i.min e organizuar. Edi Rama ka ndërmend të bëjë vetëm show me një grup policësh, të keqpërdorur dhe të tradhëtuar në këto 6 vjet prej paktit të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me kr.i.min e organizuar.