Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e sëmundjes së lijës tek qentë që ka prekur disa qytete të vendit mes të cilave edhe Shkodrën. Në lidhje më këtë situatë të krijuar Drejtori i Bujqësisë, Sokol Malaj, është shprehur se gjithçka po menaxhohet ndërkohë që ai i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që disponojnë qen që të kryejnë kontrollet pranë veterinerëve dhe t’i ruajnë kafshët edhe nga temperaturat e larta që po kalon vendi ynë.
Siç u shpreh edhe Malaj, Bashkia Shkodër ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e kësaj situate pranë strehëzave që menaxhohen nga ajo, Drejtori i Bujqësisë Sokol Malaj, ka pranuar se ka pasur disa humbje të qenve pranë strehëzave të Bashkisë Shkodër, ndërkohë që bën apel ndaj të gjithë poseduesve të qenve që t’i drejtohen specialistëve për cdo situatë që mund të shfaqet pranë këtyre kafshëve.