Familjarët e shtetasit Emran Shabaj, i cili u arrestua pasi akuzohej për pengim të procesit zgjedhor, kanë reaguar duke hedhur akuza të forta ndaj policisë. Ata shprehen se policia i ka d.hunuar dhe t.errorizuar, duke iu shkuar në banesë që në orët e para të mëngjesit ndersa e kane quajtur nje arrestim skandaloz dhe totalisht te jashteligjshem. Gjyshi i Emranit, Osman Shabaj shprehet se policia e shtetit qe ne oret e para te mengjesit ka terrorizuar familjen duke bere arrestimin e nipit te tij. Sipas tij familja Shabaj jane dhunuar vetem se nuk kane dashur qe te votojne.
Nipi nuk ka bere asgje dhe eshte artestuar patedrejte pretendojne familjaret. Shtetasja Jetmira Shabaj u shpreh se policia e ka dhunu ar ate duke i lene shenja ne qafe. Edhe vellai Bekim Shaba i cili ka pak dite qe ka dale nga spitali i traumes deklaron se eshte dhunuar duke e kapur me force ne fyt dhe duke rrezikuar qe te krijojne serish komplikacione. Familja Shabaj i quajti serb efektivet e policise te cilet sipas tyre kane hyre ne menyre skandaloze ndersa shprehen se e gjitha kjo eshte politike duke qene se jane nje familje e djathte. Emran Shabaj eshte nipi i Fazes Shabes, ish kryetar i komunes Postribe per shume vite nen siglen e PD.