Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër shpreh kënaqësinë se pas realizimit me sukses të mbulimit të urgjencave hemodinamike për të gjithë veriun, Kabineti i hemodinamikës së Spitalit Rajonal Shkodër përmbush një tjetër sfidë me sukses: Organizimin e workshopit 2 ditor me temë “Dilemat e përditshme të Kardiologjisë Intervencionuese dhe Hemodinamike”.
Shprehim mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për punën e shkëlqyer të stafit të Hemodinamikës dhe Kardiologjisë, si dhe për të gjithë ekspertët e fushës nga Shqipëria dhe Kosova që morën pjesë në këtë workshop.
Po ashtu, falënderojmë Ample.al për përkujdesin ndaj cdo detaji, si dhe grupin organizator të workshopit, të përbërë nga Dr. Enkelejdi, Dr. Gledisi, Dr. Aurel Demiraj, Dr.Amarildo, Dr. Edi dhe Dr. Elsoni, për angazhimin e tyre të palodhur.
Në mënyrë të veçantë, falenderojmë ekspertin e njohur të kardiologjisë intervencionuese i cili erdhi posacërisht nga Vjena për këtë event për të dhënë kontributin e tij të çmuar Prof. Dr. Aurel Tomën.
Një risi dhe veçori e organizimit ishte implementimi i referimeve lektorale dhe lidhja direkte me sallën e Hemodinamikes në Spitalin Rajonal Shkodër duke mundësuar trajtimin dhe diskutimin e rasteve në kohë reale. Ky workshop dëshmoi angazhimin tonë për të ofruar standardet më të larta të kujdesit shëndetësor, përmes bashkëbisedimit dhe ballafaqimit të praktikave më të avancuara dhe metodave bashkëkohore.
Angazhimi ynë do të vijojë me zhvillimin e projekteve të reja në këtë fushë, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të avancuar për shëndetin e qytetarëve. Falenderime të përzemërta për të gjithë grupin organizativ dhe pjesëmarrës. /Publikuar në fyqen zyrtare në Facebook të Spitali Rajonal Shkodër/