Ditën e sotme, situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, paraqitet më e rënduar. Reshjet e rëna gjatë natës dhe që vazhdojnë edhe ditën e sotme, kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në territor por edhe të sipërfaqes nën ujë.
Njësitë më problematike janë Dajçi dhe Ana e Malit por edhe Velipoja. Sipëfaqet nën ujë janë rritur ndjeshëm, duke shtuar dëmet në tokat e mbjella. Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës dje strukturat e saj, janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Deri në këto momente, nuk paraqitet nevoja për evakuim, por nëse do të jetë e nevojshme, Bashkia ka njoftuar gatishmërinë e saj me 200 shtretër, ndërsa nëse do të jetë e navojshme, do të ketë edhe kapacitete të tjera në dispozicion.