Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku në bashkëpunim me policinë e qytetit bregdetar, kanë zhvilluar një aksion blic për kapjen e personave në kërkim. Aksioni është përqendruar në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Vlorës, ndërsa ka pasur edhe kontrolle të automjeteve, kryesisht atyre të shtrenjta.
Aksioni i policisë në Vlorë vjen pak ditë pas arrestimit të Xhevahir Jonuzit, në Hoshtime, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vr.asje.