Fermerët dhe tregëtarët që prodhojnë e tregëtojnë produketet bujqësore do të punojnë tashmë në një treg të ri.
Në sajë të bashkëpunimit të Bashkisë me Myftininë e Shkodrës tregu tashmë është funksional në mjedise krejtësisht të reja dhe shumë të përshtatshme për aktivitet tregtar. Ishte Myftinia e Shkrodrës, e cila mundësoi ndërtimin e këtij tregu që jep mundësi punësimi për dhjetra familje.
Sot tregtarët e sistemuar në këtë treg, shprehen të kënaqur, ashtu siç edhe klientët e tyre që rikthehen pas rreth 2 muajve e gjysmë ndërprerje për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia.
Bashkia e Shkodrës po hulumton hapësira të tjera të lira, publike e private, për të krijuar tregje të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit. Kështu, krijohet një standart, por edhe mundësi punësimi real për qindra familje.