Infrastruktura është një nga prioritetet kryesore të punës së bashkisë Shkodër gjatë vitit 2024. Prej javësh disa rrugë të qytetit dhe të njësive administrative janë përfshirë në proçes rikonstruksioni.
E tillë ka qënë ndërhyrja edhe në rrugën “Hysen Laçej” në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës. Kryetari i bashkisë Shkodër ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në këtë segment rrugorë ku ka falenderuar edhe banorët për bashkëpunimin.
Ky segment rrugorë në këtë zonë të qytetit të Shkodrës ka qënë një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të banorëve edhe gjatë dëgjesave publike. Në këtë investim, banorët dhe bashkia janë bërë bashkë, ku një pjesë e investimit për rrjetin e kanalizimeve është kryer me bashkëfinancim nga komuniteti ndërkohë që bashkia po kryen asfaltimin e plotë të këtij segmenti rrugorë i cili do të paiset edhe me ndriçim nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e bashkisë Shkodër.