Rruga e Darragjatit, është një nga akset kryesore në Njësinë Administrative të Dajçit. Prej disa ditësh, kanë nisur punimet e fazës së parë për sistemim- asfaltimin e kësaj rruge.
Investimi nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me vlerë 18,8 milion lekë, është përcaktuar si prioritet nga vetë banorët gjatë dëgjesave publike.
Faza e parë e investimit, parashikon zgjerimin e rrugës, 4500 m2 asfalt, 950 ml mure mbrojtës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.