Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” pamje nga pesë qendrat shëndetësore të rikonstruktuara në Qarkun Shkodër.
Sipas Manastirliut, këto qendra ishin shkatërruar dhe lënë në harresë prej dekadash, ndërsa gjatë vitit të fundit janë rehabilituar.
“Të shkatërruara e të lëna në harresë prej dekadash, ja si kanë ndryshuar qendrat shëndetësore në qarkun e Shkodrës, të rehabilituara gjatë vitit të fundit! #PUNANUKNDALET për #ShëndetësinëQëDuam”, shkruan Manastirliu.