Në njësinë administrative Bërdicë në bashkinë Shkodër ka nisur puna për sistemimin dhe asfaltimin e dy rrugëve, në qëndër te fshatit Trush dhe në lagjen Gjorretaj.
Prej disa ditësh, firma kontraktuese ka nisur punimet të cilat parashikojnë riveshjen e plotë të segmentit nga rruga nacionale Shkodër– Velipojë deri në qëndër te fshatit dhe përfundimin e rrugës lidhese në lagjen Gjorretaj.
Për administratorin e njësisë Bërdicë Xhavit Pellumbi, këto investime vijnë si kërkesa të komunitetit.
Ky investim vjen si investim i bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kuadër të një pakete të ndërhyrjeve në të gjitha njësitë administrative dhe rrugët e qytetit të Shkodrës