Reshjet e borës janë rikthyer në territorin e qarkut Shkodër. Në lartësinë mbi 1000 metër, në aksin Bogë- Theth, reshjet kanë qenë mjaft intensive. Dy borëpastruese kanë punuar për mbajtjen hapur të rrugës për qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, në akset Hani i Hotit- Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë- Theth, ka patur reshje shiu. Në këtë zonë, rrugët janë të pastruara dhe nuk shfaqen probleme me qarkullimin e mjeteve motorike.