Kryetari i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të jenë bashkë në atë që e quajti rezistencën më të madhe kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se rrotacioni i pushteteve është i pashmangshëm, por që kjo do arrihet me zgjedhje dhe me votën e shqiptarëve.
“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me voten e qytetareve. Detyra jone eshte ti bashkojme qytetaret dhe per kete po punojme ne disa rrafshe. Nuk ka forcë mbi këtë dhe` që të ndalë rotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama, ia kam thënë para një muaji. Unë po bëj gjithcka që kjo të përfundojë me mjete politike për hir të stabilitetit, duhet që kjo të vijë pa kosto. Do bëj gjithcka që kjo të vijë me kosto të vogël për shqiptarët”.
Basha dha detaje edhe se çfarë ka diskutuar me kreun e shtetit Ilir Meta me të cilin ka pasur sot paradite takim në Presidencë.
“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditse të përfshirjes kr.i.minale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese. Edi Ramës i duhet GJK për të mbrojtur e liruar kr.i.minelët me të cilët ka marrë pushtetin, është investuar në mënyrë të hapur e kr.i.minale për të kapur GJK.
Ky është grusht i pastër shteti, sic e quan edhe Presidenti, vertet nuk bëhet me ushtri e me tanke por me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Diskutuam edhe për hapa të tjerë të mazhorancës në shkelje të kushtetutëes për të favorizuar kr.i.min dhe kr.i.minelët. Kemi një papajtueshmeri te plote me kete, dhe do marrim cdo vendim si opozitë duke i bërë thirrjë cdo qytetari përtej bindjeve politike që hapa të tillë të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe rezistencën më të madhe qytetare.
Kur bie Kushtetuta, cdokush është i rrezikuar kur bien garancitë kushtetuese.
Ky nuk është zhvillim surprizë, vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar, me nje parlament ilegjitim, vendosmeria jone per te ndjekur udhërrëfyesin gjerman me zgjedhje të lira e të ndershme sa me pare, që do garantojne qe problemet që kanë sjellë deri këtu të mos manifestohen me”.