Rastet e para të dyshuara me Covid- 19 në vendin tonë, sollën frikë dhe ankth tek e gjithë popullata, veçanërisht tek bluzat e bardha.
Ata që u panë me optimizem ishin fëmijët dhe gratë shtatzëna, si me pak të rriskuar nga Covid- 19. Por rasti i infermieres Blerta Gurra, nuk ishte nga këto fatlumët. Blerta ndonëse shtatzëne u prek nga korona virus.
Frika për Blerten ishte e pashmangshme, së pari për familjarët e së dyti, për fëmijën që ajo pret. Në Spitalin Rajonal Shkodër të konfirmuar me Covid- 19 janë 8 infermierë dhe 1 mjek, 6 prej infermierëve janë shëruar ndërsa 2 ndodhen në karantinë.
I gjithë personeli mjekësor korona virusin e kanë kaluar në kushte shtëpie pa patur nevojë për shtrime në spital.