Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ishte e ftuar në emisionin ”Sport News” të moderatores Enxhi Biba teksa rrëfeu pjesën e saj në triumfin e Vllaznisë dhe dha detaje konkrete për presidentit e ardhshëm të klubit.
Triufmi: “Është një ngjarje e pritur në saj të një punë dhe performance të mirë që skuadra dhe ekipi ka pasur gjatë gjithë vitit, ne asnjëherë në Shkodër nuk kënaqemi, presim vetëm triumfe, nuk ngopemi. Ky mendoj se ka qenë rezultati në rritje qe ka sjellë dhe kënaqësi dhe ka qenë shpërblimi më i mirë për një qytet i cili pëlqen sportin”.
Interesi: “Zoti Xhaferi në kohën e përmbytjeve tha në së Shkodër dhe kur vjen koha të gjithë interesohen për skuadrën, qyteti jonë ka sfida shumë të mëdha për të rritur cilësinë e jetës dhe ekonominë, por futbolli të largon nga dhimbjet, nga sfidat, të heq mendjen. Të gjithë në Shkodër mendojnë kështu i madhe dhe i vogël e ndjekin”.
Tifozët: “Ne kemi gjendur shumë nga ata që na janë bashkuar ishte e dhimbshme dhe në qoftë se më pyet për pishmanin më të madh ishte që ne nuk patëm mundësi të shijonim futbollin në stadium megjithatë sinergjia ka qenë perfekte dhe jemi gjendur afër skuadrës duke kaluar disa probleme. Vazhdojmë të kemi probleme por është kjo energji pozitive që na ndihmon ti kalojmë”.
Merita: “Duke e parë si një tifozë dhe ne kemi pasur defektet tona dhe në fund është rezultati final që pasqyruan sezonin. Kemi pasur mundësin të jemi fitues por diskutime të tjera duhet ti bëjnë ekspertët. Jemi të kënaqur që arritëm objektivin e Kupave të Evropës dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Prioritet: “Unë mbetet krenare që jam pjesë e një fitore ku të gjithë kanë kontributin e vet e tyre. Duke e pasur sportin si një prioritet tek pjesa sociale dhe ekonomike do të vazhdojmë t’i mbështesim”.
Transparenca: “Ne kemi bërë transparencë 100% për të gjitha aspektet që ne legjitimohemi, nuk kemi parë në asnjë rast asnjë procedurë të tillë kaq transparente, por ka qenë për të mirën e gjithë Shkodrës. Jemi drejt një finalizimi, ky ka qenë objektivi im por duhet të presim deri në fund. Do të ketë një vendimmarrje finale dhe patjetër që do të bëhet publike, për të gjitha pretendimet jemi të gatshëm sepse e kemi detyrim ligjor”.
Presidenti i ardhshëm: “Unë kam pasur gjithmonë interes për Vllazninë dhe kam pritur me sy hapur dhe veshe të ngritur duke qenë e gatshme që të gjithë ta që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë e saj, në sajë të këtyre gjërave kam pasur pritshmërinë që do të kishte edhe më shumë pjesëmarrje. Kanë paraqitur kërkesën rreth 11 subjekte ndër të cilat vetëm 6 kanë marrë pjesë dhe jam e kënaqur me procesin sepse bëhet fjalë për një sipërmarrje shumë të madhe, është një sfidë që nuk është e lehtë sepse klubi jonë ka emër. Afati kur do të finalizohet do të varet nga fazat e ankimimit por duhet dhe pak dit që të mësojmë pronarin e Vllaznisë”.