Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e mërkurë firma zbatuese për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, ka kryer shpërthimin e komanduar të shpatit të malit në aksin Prekal- Lotaj aty ku ka pasur rënie të skarpatit të malit duke sjelle edhe bllokimin e rrugës.
Pavarësisht motit të vështirë, sipas inxhinierit teknik të firmës që kanë kryer shpërthimin me ekspertë të gjeologjisë, ka treguar se shpërthimi ka qënë efikas ndërkohë që tashmë do të vijojë puna për pastrimin e plotë të segmentit dhe ndërtimin brënda parametrave teknik të sigurisë për udhëtarët.
Për shpërthimin e kryer është mbajtur një distancë e lartë sigurie mbi 350 metër në vijë ajrore në mënyrë që të mos kishte dëmë për zonën, por edhe rrezikun e shkarjeve te tjera si pasojë e shpërthimit.
Kjo është konsideruar si pika më e vështirë e ndërhyrjes për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, punë e cila vijon dhe pritet që brëda 6 muajsh të përfundojë loti i parë nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.