Rruga “Jorgji Karamitri” ne qytetin e Shkodres eshte kthyer ne nje rrezik per ata qe e frekuentojne. Eshte nje rruge mjaft e rendesishme pasi qe perdoret nga drejtuesit e mjeteve per te prere “Pedonalen” dhe per te hyre ne Rrugen “Dom Bosko”. Qytetaret duket se jane vertete te shqetesuar, teksa qe ne oret e para te mengjesit kane postuar nje video ne ShkodraWeb. “Kjo eshte rruga tek idromenoja qe eshte bllokue ne te dy krahet trotuari dhe njerzit rrezikojne nga makinat,aty eshte nje rruge shum e rensishme prandaj ju lutem postojeni por anonim ju lutem se jam banor aty dhe nuk dua konflikte faleminderit.”, shkruan qytetari qe ka derguar videon. Pamjet flasin qarte: trotuari eshte bllokuar totalisht ne te dy anet, ndersa pavaresisht se rruga eshte e ngushte, lejohet edhe parkimi i automjeteve. Mbase eshte momenti qe Bashkia Shkoder, Policia Rrugore apo ajo Bashkiake, “te bejne nje xhiro” dhe ta shohin. Edhe pse jemi te sigurte se e kane pare… /ShkodraWeb/