Deputeti i PD për Qarkun Shkodër Helidon Bushati ka shpërthyer ashpër ndaj protestuesve të “Lëvizja Bashkë”, të cilët ishin mbledhur para Kuvendit sot me thirrje ndaj deputetëve dhe kërkesën për miratimin e ligjit për minimumin jetik.
“Zoti deputet do ta miratoni minimumin jetik?”, iu drejtua një protestues. Ndërsa një tjetër tha se “është duke bërë pazaret”.
Kaq është dashur që deputeti Bushati të “shpërthejë” ndaj protestuesve.
“Më tregoni mua pazaret, plehra! S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Hajde ndonjëri këtu! Ua tregoj unë! S’keni turp, bëni përgjithësime”, dëgjohet t’u thotë ai protestuesve.