Para fillimit të ndeshjes me Partizanin, në dhomën e zhveshjes së Vllaznisë, ishte mysafir Sabah Bizi, “Nderi i Kombit”. Futbollistët i kanë uruar ditëlindjen, edhe me një tortë të përgatitur me ketë rast.
“Para ndeshjes me Partizanin, festuam ditëlindjen e “lojtarit” të Vllaznisë Sabah Bizi dhe sipas “rregullores” ai ka qerasur futbollistët dhe pjestarët e stafit me Red Bulla.”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Vllaznisë.
Ndërkohë, pak minuta para nisjes së ndeshjes, presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi dhe drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, i kanë dhuruar nga një fanelë të personalizuar Bizit, i cili siç dihet ka luajtur për të dy klubet e njohura shqiptare.