Këto janë pamjet që vijnë nga sot nga Troshani i Lezhës, nga shtëpia e Mark Lukës, aty ku e zonja e shtëpisë, Gjyste Luka, është goditur rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:25 dhe zonja është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia e Lezhës tha se një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se bomba kishte 10 litra gaz dhe gruaja ndodhej në banesë duke ngrohur qumështin në momentin kur shpërtheu bombola. Pronarët e banesës nuk kishin shumë kohë të kthyer nga SHBA- të.