Rajoni nr.2 ja dëshmoi masivisht mbështetjen kandidatit të koaliconit “Shtëpia e lirisë” Bardh Spahia. Gjatë takimit të zhvilluar me ta, ai mori garancinë e fitores në 6 mars, duke i dhënë mundësi Shkodres të përçojë në mbarë vendin mesazhin se opozita e vërtetë është ajo për të cilën ka më shumë se kurrë nevojë sot Shqipëria.
Duke parashtruar problematikat që ka sot ky rajon, banorët morën premtimin e kandidatit Spahia se të gjithë së bashku do të bëjnë më të mirën për Shkodrën pas 6 marsit, duke i dhënë investimet dhe vemendjen e merituar çdo zone.
Kanë mbetur edhe pak orë nga dita e zgjedhjeve të 6 marsit, prandaj të gjithë të punojmë pa u ndalur për ta maksimalizuar këtë mbështetje dhe për të vulosur fitoren e “Shtëpisë së lirisë” dhe kandidatit Bardh Spahia, që Shkodra të jetë neser në duart e sigurta, të një menaxhimi me qytetarët dhe për qytetarët e saj.