Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime e Qarkut Shkodër ka bërë një ndërhyrje në gjitha objektet kryesore duke i pastruar, rishikuar dhe riparuar. Kjo ndërhyrje është e përvitshme në këtë periudhë në prag të sezonit veror në mënyrë që të mos ketë probleme duke qenë se fluksi shtohet nga ardhja e turistëve dhe emigrantëve. Inxhinieri i ujësjellësit të Shkodrës Lazër Pema tregon për këtë ndërhyrje.
Në kuadër të këtyre pastrimeve një prej objekteve të rëndësishme është impianti i përpunimit të ujërave të zeza në Shirokë. Në këtë impiant tregon inxhinieri Pema është bërë pastrimi i stacionit të pompave, është pastruar vetë impianti dhe po bëhet edhe pastrimi i kolektorit përgjatë Shirokës.
Në të gjitha objektet kryesore që ka shoqëria rajonale e ujësjellës kanalizime e qarkut Shkodër është ndërhyrë në pasijet elektro-mekanike bashkë me elektro-pompat përkatëse për të siguruar që të mos ketë probleme përgjatë sezonit turistik.