Nje mazhorance e thelle dhe bipartizane: 419 vota ne favor, 3 kunder. Dhoma e Perfaqesuesve ne SHBA ka aprovuar nje pakete te re sanksionesh kunder Iranit, Rusise dhe Korese se Veriut. Ligji i ndalon mes te tjerave presidentit te lehtesoje ose te nderprese sanksionet ndaj Moskes. Pas pak, votimi edhe ne Senat. Ed Royce, deputetet republikan thote se “keto tre regjime ne pjese te ndryshme te botes, jane duke kercenuar interesa jetesore te SHBA dhe destabilizojne fqinjet e tyre. Dhe eshte shume qe nuk po pergjigjemi me ane te forces”. Joaquin Castro, deputet demokrat thote se “keto sanksione jane nje sinjal i qarte qe SHBA i cilesojne Putin dhe ortaket e tij, pergjegjes per veprimet e tyre. Tregojne edhe qe Kongresi mund te reagoje dhe reagon edhe kur presidentin Trump refuzon ta beje”. Zedhenesja e Shtepise se Bardhe ka ndixuar te pohoje se Trump i mbeshtet sanksionet. Nga ana tjeter nuk mund te jete ndryshe duke pare qe java eshte nxehur me “Russiagate” qe mbulon dhe perfshin ne shume seanca pyetjesh dhendrrin e djalin e Trump, pervec se drejtorin e fushates elektorale presidenciale, i cili ka nisur te depozitoje dokumente ne Senat. /EURONEWS/ShkodraWeb/